Në rast të porositjes në web shitoren tonë online bekqeli.com, ju pajtoheni me kushtet e përdorimit të përcaktuara më poshtë.
bekqeli.com posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.
Mbrojtja e privatësisë
Në emër të web shitores sonë bekqeli.com zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tonë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.
Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e web shitores tonë bekqeli.com janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.
Pronësia intelektuale
Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe - elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet - janë pronësi e bekqeli.com dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të bekqeli.com. Nëse mendoni se përmbajtja që posedon bekqeli.com është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejt e pronësisë intelektuale.
Llogaria juaj
Nëse ju përdorni bekqeli.com, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në email-in tuaj. Duke përdorur ueb-shitoren bekqeli.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.
Të dhënat tuaja që i keni dhënë gjatë regjistrimit në bekqeli.com do të përdoren vetëm për dërgimin e porosisë deri te adresa e juaj si dhe për ta bërë më të lehtë komunikimin në mes të bekqeli.com dhe juve.
Përshkrimi produktit
bekqeli.com nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabim. Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara në ueb-shitoren tonë, ju mund ta ktheheni atë në gjendje të papërdorur brenda 24 orëve, me dokumentacionin e plotë që ju e merrni me të dhe me vlerë të njëjtë mund të bëni zëvendësim të produktit.
Çmimet e produkteve
Të gjitha çmimet e produkteve të listuara, kanë të përfshirë TVSH-në.
bekqeli.com ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rënd gjatë vendosjes së çmimeve në ueb-shitore, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro.
Orari
bekqeli.com pranon porosi 24 orë në ditë, gjatë tërë javës.
Ndryshimi (update) i të dhënave në ueb-faqe
bekqeli.com rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe. Vizitorët dhe klientët e bekqeli.com nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.
Ju faleminderojmë për besimin e treguar ndaj bekqeli.com dhe porositjes online.
Na kontaktoni
Na ndiqni në: